Kështu përgatiteni

Informacione rreth kërkimit për punë dhe kushtet e jetesës dhe të punës në Gjermani 

Mësoni gjermanisht

Gjatë kërkimit për punë dhe për aplikimin duhet të zotëroni një nivel të caktuar të gjuhës gjermane. Janë të mundura kurse gjuhe në një  Goethe-Institut në vendin tuaj ose në çdo shkollë tjetër për mësim gjuhe. Faqja e internetit e "Deutsche Welle" ofron kurse gjuhe online falas.

Informacione të mëtejshme rreth temës së mësimit të gjermanishtes dhe kursve të gjuhës i gjeni në faqen www.make-it-in-germany.com.  

Mbajini gati dëftesat dhe dëshmitë

Shanset më të mira për një vend pune në Gjermani i kanë aplikantet dhe aplikantët me kualifikime profesionale të mira. Megjithatë, ka edhe mundësi punësimi që nuk kërkojnë një formim profesional dhe shumë vende të lira formimi profesional. Nëse keni përfunduar një formim profesional zyrtar ose studime universitare, patjetër duhet të jeni në gjendje të prezantoni të gjitha dëshmitë. Nëse jeni akademike/akademik ose specialist dhe përmbushni kushtet sipas kapitullit 2, duhet të bëni një aplikim që nga vendi juaj për njohjen e diplomës profesionale.

Ja si e gjeni një vend pune

Të gjitha vendet vakante që regjistruara në Zyrën Federale të Punësimit janë të publikuara në Jobbörse. Zyra qendrore për ndërmjetësimin jashtë shteti dhe të specializuar dhe qendra virtuale e mirëseardhjes (Virtuelle Welcome Center) ju mbështesin me shërbime të ndryshme gjatë kërkmit për një vend pune. Natyrisht, edhe portale të tjera pune, të tilla si www.stepstone.de ose www.monster.de janë një rrugë e mirë për të gjetur punë. Në www.zeitung.de  dhe www.onlinenewspapers.com gjeni një përmbledhje të të gjitha gazetave kombëtare dhe rajonale në Gjermani. Edhe në faqet e internetit të disa prej këtyre gazetave mund të shikoni ofertat e punës të publikuara aty. Në portalin e internetit www.eures.europa.eu mund të kërkoni gjithashtu për oferta pune në Gjermani.

Ja se si aplikoni

Për një kërkim të vendit të punës të suksesshëm kërkohet një përgatitje e mirë e dokumenteve të aplikimit. Informacione lidhur me modalitete të ndryshme të aplikimit në Gjermani i gjeni në www.make-it-in-germany.al. Faqja e internetit www.europass-info.de  ofron modele për aplikim sipas standardit evropian, përfshirë CV, pasaporta të gjuhës, një model për paraqitjen e kualifikimeve profesionale dhe një "Suplement diplome" për diploma akademike.

Nëse vjen edhe familja juaj

Nëse keni marrë një leje pune dhe qëndrimi për Gjermaninë, mund të merrni më vonë me vete anëtarët direkt të familjes (bashkëshorti/bashkëshortja dhe/ose fëmijë në moshë të mitur), nëse dispononi hapësirë të mjaftueshme banimi dhe mund të siguroni jetesën për familjen tuaj, pa kërkuar për këtë mbështetje të nga shteti.

Ky rregullim i jep të drejtën burrit/gruas suaj gjithashtu për një punësim dhe është e vlefshme për aq kohë sa leja juaj e qëndrimit. Pas hyrjes në Gjermani, anëtarët e familjes suaj duhet të regjistrohen brenda një jave pranë organit të regjistrimit dhe të aplikojnë për një leje qëndrimi nga Zyra e të Huajve.

A keni pyetje të tjera?

Për të gjitha pyetje rreth kërkimit për vend pune si dhe për kushtet e jetesës dhe të punës në Gjermani, mund t'i drejtoheni me telefon ose nëpërmjet emailit qendrës virtuale të mirëseardhjes të zyrës qendrore për ndërmjetësim jashtë shteti dhe të specializuar të Zyrës Federale të Punësimit. 

Edhe këto të dy portale informacioni www.eures.europa.eu dhe www.make-it-in-germany.al informojnë në mënyrë shteruese lidhur me kushtet e jetesës dhe të punës, standardet e aplikimit, sigurimet shoqërore, tatimet dhe rreth temave të tjera që janë të rëndësishme për përgatitjen e fillimit të punës në Gjermani. Për pyetje lidhur me hyrjen, lejen e punës dhe lejen e qëndrimit, më e mira është t'i drejtoheni Ambasadës Gjermane në vendin tuaj të origjinës.