Të jetosh dhe të punosh në Gjermani: Rregullorja për Ballkanin Perëndimor

Informacione mbi lejen e punësimit për shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor

A mendoni që të ndërtoni një të ardhme në Gjermani?

Në këto faqe do të gjeni informacione mbi lejen e qëndrimit, mbi kushtet dhe procedurat për shtetaset dhe shtetasit nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Dëshirojmë t'ju informojmë për mundësitë që keni për të marrë një leje qëndrimi për punësim në Gjermani dhe çfarë kërkesash duhet të përmbushni për këtë.

Qasja juaj në tregun gjerman të punës në kuadrin e të ashtuquajturit Rregullores për Ballkanin Perëndimor (neni 26, paragrafi 2 i Rregullores për punësimin).

Rregullorja për Ballkanin Perëndimor u siguron qytetarëve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë qasje në tregun e punës në Gjermani për çdo punë. Në fillim, rregullorja ishte e kufizuar për vitet nga 2016 deri në fund të vitit 2020. Për shkak të kërkesës së madhe të punëdhënësve në Gjermani për fuqi punëtore nga këto shtete, rregullorja u shty deri më 31 dhjetor, 2023.

Aktivitete si punëtorë të përkohshëm nuk lejohen edhe më tej. Për dhënien e pëlqimit, Zyra Federale e Punësimit kontrollon nëse për vendin përkatës të punës ka në dispozicion fuqi punëtore nga Bashkimi Evropian (kontrolli i përparësisë) dhe nëse kushtet e punësimit janë të barasvlershme me ato të fuqive punëtore brenda vendit.

Shënim:
Numri i pëlqimeve për aplikmet fillestre është i kufizuar deri në 25000 për çdo vit kalendarik.
Për shkak të pandemisë Covid-19, për Gjermaninë ekzistojnë kufizime të udhëtimit nga shumë shtete. Për këtë, informacione aktuale i gjeni në faqene mëposhtme.

Cilat janë kushtet që duhet të përmbushni?

  • Juve ju nevojitet një ofertë pune e detyrueshme nga një punëdhënës në Gjermani.
  • Juve nuk ju lejohet të keni përfituar ndihma sipas Ligjit për ndihmat e azilkërkuesve 24 muaj para bërjes së aplikimit. 
  • Ju duhet të përmbushni kriteret për marrjen e vizës.

Si veproni më tej?

Për udhëtimin në Gjermani për të filluar punë duhet një vizë, për të cilën duhet aplikoni në ambasadën gjermane përkatëse në një prej shteteve të lartpërmendura.

Vendndodhjen e ambasadës gjermane përkatëse e gjeni në www.auswaertiges-amt.de .